back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeEkskluzive || Kosova me reciprocitet të ri: Nuk njeh pasaportat e Serbisë,...

Ekskluzive || Kosova me reciprocitet të ri: Nuk njeh pasaportat e Serbisë, shumë serb kthehen prapa nga Aeroporti

Të ngjajshme

Nagavci flet për mungesën e të hollave për prindërit dhe ndryshimin e çmimit të teksteve shkollore

Megjithëse nga 15 gushti prindërit kanë filluar aplikimin për subvencionimin...

Rubin: Me Krasniqin kam pasur kontakt minimal

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesari Alagendra, pyeti Rubinin nëse...

“Associated Press” shkruan për dëshminë e Rubin në Hagë

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, raportoi të...

Ka një javë e më shumë që institucionet e Kosovës kanë vendosur masë reciproke ndaj Serbisë.

Bëhet fjalë për pasaportat e shtetasve serb, të cilët më nuk mund të udhëtojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Burime te sigurta të Gazetës Blic kanë rrëfyer se asnjë qytetar serb nuk ka mundur të udhëtojë përmes Aeroportit Adem Jashari me pasaportë të Serbisë.

“Ka një vendim që pasaportat e Serbisë mos të njihen. Serbët mund të udhëtojnë përmes Aeroportit vetëm me letërnjoftime por kjo nuk mjafton. Ata përveç letërnjoftimit duhet të posedojnë edhe një leje qëndrimi në ndonjë vend të Bashkimit Evropian”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

I njëjti burim nuk ka mundur të precizoj se kush ka marrë një vendim të tillë nga institucionet e Kosovës, por që sipas tij ai po respektohet në plotni.

“Vendimi është në fuqi dhe serbët që nuk posedojnë ndonjë leje qëndrim nuk mund të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar”, ka thënë burimi.

Gazeta Blic ka kontaktuar me zyrtarë për media të qeverisë në dorëheqje por që ata kanë thënë se për këtë duhet drejtuar Minsitrisë së Punëve të Jashtme.

Gazeta ka kontaktuar me këshilltarin Politik në MPJ Jetlir Zyberaj, por që ai ka thënë se nuk është në dijeni për një vendim të tillë.

“Ne si MPJ nuk kemi marrë një vendim të tillë por nëse është kështu thjesht një gjë e tillë parashihet edhe në marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë” ka thënë Zyberaj shkruan Gazeta Blic

As në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk kane qenë në dijeni për një vendim ku serbët    e Kosovës por edhe ata te Serbisë nuk mund të udhëtojnë me pasaporta përmes Aeroportit.

“Thjeshtë për këtë pyesni në MPJ” kanë thënë nga zyra per media e MPB-së

Gazeta Blic ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga policia e Kosovës për këtë por që askush nga ta nuk kanë  hapur telefonin.

Ndryshe Serbia nuk njeh pasaportat e as shtetin e Kosovës, e për të kaluar çdo pikë kufitare që lidh Kosovën me Serbinë qytetarët e Kosovës këtë duhet ta bëjnë vetëm me letërnjoftime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz