back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeEkskluzive/ KETA janë dy grabitësit vrasës /EMRAT - FOTOT

Ekskluzive/ KETA janë dy grabitësit vrasës /EMRAT – FOTOT

Të ngjajshme

Andy Carroll ndërmerr veprim drastik pas debutimit të plotë me Dagenham and Redbridge

Ish-sulmuesi i Newcastle dhe Liverpool iu bashkua skuadrës së...

Uran Ismaili u përgjigjet komentuesve: Gratë dhe vajzat pjesë e projektit tonë për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar...

Shqipja bën shqiponjën me duar në SHBA

Shqipe Hysenaj ka zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Dy ditë pas grabitjes në një minimarket në Kamëz, Policia e Tiranës mundi të identifikojë dhe të arrestojë dy të rinjtë të cilët tentativën e tyre për të grabitur lekë, e kthyen në tragjedi për familjen Buci.

Vladimir Kurti 28 vjeç dhe Rushdi Hoda 25 vjeç, me origjinë nga Veriu i Shqipërisë, janë dy të rinjtë që u vunë në pranga si autorë të tentativës së grabitjes që coi në vdekjen e pronarit të minimarketit, Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, Merita Buci. Një skenë tragjike që ndodhi në sy të djalit të çiftit Buci, vetëm 6 vjeç, pasi fëmija ndodhej bashkë në dyqan mbrëmjen e së martës ndërsa prindërit e tij bëhedhin gati të bënin inventarin e ditës dhe të mbyllnin dyqanin. Autorët, Vladimir Kurti i pajisur me pistoletë, dhe Rushdi Hoda më një thikë në dorë, hynë për të grabitur, por rezistenca e prindërve të frikësuar për jetën e djalit të tyre, doli përtej parashikimeve të tyre, raporton Express. Gjatë përleshjes, autori Vladimir Kurti ka shkrepur armën duke i dhënë një plumb vdekjeprurës në gjoks Agim Kurtit, ndërsa një plumb aksidental kapi në këmbë edhe gruan. Autorët u larguan të dy pa marrë asgjë me vete. Express mëson se të dy janë banorë të Kamzës.

Vladimir Kurti rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar me 5 vite burg për vjedhje me dhunë në vitin 2010.

Policia sekuestroi edhe automjetin Volkswagen me të cilët u larguan autorët. Automjet të cilin e zotëron grabitësi Rushdi Hoda.

Gruaja ndodhet në spitalin e Traumës ku e ka kaluaar rrezikun për jetën dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni pas një jave, ndërsa ende nuk e ka mësuar lajmin e kobshëm për humbjen e bashkëshortit të saj. Familja ka vepruar njëjtë edhe me djalin e vogël, të cilit nuk i kanë treguar se babai ka ndërruar jetë, derisa i vogli të kalojë traumën e përjetuar teksa fatkeqësisht u bë dëshmitar i betejës së prindërve të tij me persona të maskuar dhe të armatosur që hynë në dyqan me plan për të grabitur. Dy të arrestuarit ndodhen në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të pyeten nga hetuesit. /Express

Rushdi Hoda

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz