back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeEkskluzive/ Grabitja në Kamëz, prindërit 'luftë' me portokalle për të shpëtuar djalin!

Ekskluzive/ Grabitja në Kamëz, prindërit ‘luftë’ me portokalle për të shpëtuar djalin!

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Express ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku pronari i një dyqani mbeti i vrarë, ndërsa gruaja e tij u plagos.

Kanë qenë dy autorë, ku në kokë mbanin kapuç të zinj, njëri i veshur me xhinse bojëqielli, ndërsa tjetri me pallto të errët.

Dy autorët kanë pasur dorashaka për të mos lënë gjurmë, ndërsa në duar mbanin, njëri një thikë dhe tjetri një pistoletë.

Në momentin që njëri prej autorëve, ai që ka qenë i armatosur me pistoletë është futur në dyqanin e 52-vjeçarit Agim Buci, brenda ka qenë vetëm djali i tij, 6 vjeç, i cili po qëndronte para kompjuterit.

Në këto momente, i mituri është tmerruar kur ka parë autorin me armë në dorë dhe me kapuç në kokë, dhe ka filluar të bërtasë, duke kërkuar ndihmë.

Pasi ka dëgjuar britmat e djalit, Merita Buci është futur nga një derë e pasme e marketit, derë kjo që lidhte biznesin me shtëpinë, që e kishin vetëm pak metra me tutje.

Sapo ka parë autorin me armë në dorë, ajo ka filluar të qëllojë me portokalle dhe të përleshet me të.

marketi ku ndodhi ngjarja

Vetëm pak sekonda më vonë, në market nga po e njëjta derë vjen edhe Agim Buci, i cili po dhe ai merr disa portokalle dhe fillon të godasë autorin.

Në përleshje e sipër, autori ka shkrepur armën duke e qëlluar 52-vjeçarin në gjoks si dhe duke plagosur gruan e tij.

Agim dhe Merita Buci kanë rënë të dy në tokë, ndërsa brenda dyqanit vjen bashkëpunëtori tjetër, i cili e ka tërhequr për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi janë larguar autorët, komshinjtë e tij kanë shkuar menjëherë në dyqan, ku edhe i kanë çuar me makinat e rastit për në spital.

Agim buci

Por, 52-vjeçari Agim Buci nuk ka mundur të mbijetojë, pasi plumbi që ka marrë në gjoks ka qenë me pasoja fatale.

Ndërsa, gruaja e tij ndodhet në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë që ndodhen të instaluara në dyqanin ku ndodhi ngjarja, çka është një shprese e madhe për hetuesit për të zbuluar këtë ngjarje të rëndë që tronditi Tiranën.

/GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz