BallinaSportEKSKLUZIVE: Familja Xhaka demanton në mënyrë sensacionale Batatinën, nuk bëhet aksionare te...

EKSKLUZIVE: Familja Xhaka demanton në mënyrë sensacionale Batatinën, nuk bëhet aksionare te Llapi

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Familja Xhaka demanton në mënyrë sensacionale drejtorin sportiv të Llapit, Tahir Batatinën.

Ky i fundit dje konfirmoi se babai i vëllezërve Xhaka, Ragipi dhe ai i vëllezërve Ajeti, Afrimi, do të jenë aksionarë në klubin llapjan.

Megjithatë, demantimi i papritur i këtij lajmi ka ardhur sot.

Familja Xhaka ka dërguar një letër të hapur publike në adresë të Gazetës Olle, për të sqaruar situatën e krijuar.

Ragip Xhaka

“Deshëm të ju informojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në deklaratat e Tahir Batatinës se familja Xhaka do të jetë aksionare në KF Llapin. Nuk e kuptojmë pse e sheh ai familjen Xhaka aksionare në Llapi vetëm me një takim rasti dhe miqësor në një dasëm në hotelin Emerald, ku ajo foto është publikuar kinse për të ardhmen e KF Llapit.

Të gjitha mediumet gjithmonë janë informuar me kohë nga familja jonë për lëvizjet që i kemi bërë për të ndihmuar futbollin e Kosovës, por jo të jemi pjesë e ndonjë klubi. Për këtë arsye ju kishim lutë të mos përdorin mbiemrin e familjes Xhaka për qëllime e interesa personale. Me respekt, Familja Xhaka”, thuhet në letrën e dërguar për Gazetën Olle.

Llapi pritet të dalë me një tjetër njoftim për shtyp për të sqaruar informacionet e djeshme, të cilat u demantuan nga familja Xhaka. /Gazeta Olle/

xhakat

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz