Ehat Miftaraj ironizon me faturën e rrymës: Për një moment mendova se jam oligark
dp

Lexo edheÇitaku thotë se PDK nuk provon të krijojë Qeveri nëse Kurti dështon: Vonë, zgjedhjet janë të pashmangshme

Përmes një postimi në “Facebook”, Miftaraj ka thënë se shuma e faturës e ka bërë të mendojë se është “oligark apo pronar biznesi”, duke aluduar në çmimet e larta të energjisë që po u vijnë qytetarëve.
“Më erdhi fatura e rrymës për muajin tetor për shpenzimet në banesë. Në bazë të çmimit të faturës, për një moment mendova mos jam oligark apo pronar i ndonjë biznesi. Pastaj mu kujtua se nga kjo faturë fiton me siguri shumë ndonjë oligark ose këshilltar i lidhur me partinë në pushtet”, ka shkruar Miftaraj./Lajmi.net/

Lexo edheÇitaku thotë se PDK nuk provon të krijojë Qeveri nëse Kurti dështon: Vonë, zgjedhjet janë të pashmangshme