back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaSportEfekti Ronaldo, rritet borxhi te Juventusi – Champions tani detyrim

Efekti Ronaldo, rritet borxhi te Juventusi – Champions tani detyrim

Të ngjajshme

Një kroat i famshëm po shihet si pasues i Mourinhos te Fenerbahçe

Fenerbahçe është pa trajner që nga shkarkimi i Jose...

6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë...

Ukraina rrëzon 112 dronë rusë, Rusia 7 të Ukrainës

Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se...

Vdes personi që ishte rrëzuar ditë më parë e po trajtohej në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndërruar...

Gjykata i caktoi ‘detyrim paraqitje’, bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës,...

Efekti i Cristiano Ronaldos peshon si një gur në llogaritë e Juve. Raporti i fundit gjysmë-vjeçar nga Exor. Ndërmarrja që mban 63.77% të klubit, nxjerr në dritë llogaritë e bardhezinjve, të rënduara ndjeshëm nga blerja e portugezit.

Borxhet financiare neto arritën në 464 milion, me një rritje prej 154 milionë në vetëm një vit; kapitali i aksionarëve kaloi nga 72 në 32 milionë euro dhe bilanci i bardhezinjve do të mbyllet me një deficit prej rreth 40 milionë eurosh.

Triumfi me çdo kusht në Ligën e Kampionëve, do të frenojë një borxh neto në rritje të vazhdueshme në tre vitet e fundit. Me borxhet e kampionëve italianë që janë 14.5 herë më të larta se vlera neto e klubit.

“Rezultati i Champions League – shpjegoi Exor në raportin e tij, do të ndikojë ndjeshëm në rezultatin ekonomik për periudhën 2019-2020, i cili aktualisht pritet të mbyllet me humbje”.

Nëse për sa i përket imazhit, blerja e CR7 ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë në lidhje me llogaritë. Edhe për shkak se ardhja e saj e ka ngritur “stekën” edhe më tej, me një rritje pasuese të kostove të menaxhimit të organikës.

Ylli i ri i Gjilanit sfidon Cristiano Ronaldon

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz