back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeEdi Rama thotë se sot do të takohet me Albin Kurtin

Edi Rama thotë se sot do të takohet me Albin Kurtin

Të ngjajshme

‘Nuk kam mbaruar’, Kamala Harris thotë se mund të kandidojë përsëri për presidente

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, i ka thënë BBC-së...

Rama jep lajmin se Diella është “shtatzënë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëroi publikisht se ministrja...

Caktohet gjyqtari i cili do ta ndajë drejtësinë në ”El Clasico”

Spektakli i madh i futbollit spanjoll rikthehet nesër, teksa...

Turbullirat në Ibër Lepenc çrregullojnë furnizimin me ujë në rajonin e Prishtinës

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se ka turbullira...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se sot do ta ketë një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin – që deri me rezultatet e tanishme zyrtare partia e tij është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Rama ka njoftuar për këtë takim mbrëmë në emisionin “Opinion” kur është pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës Jehona Bajrami-Gashi se pse nuk ishte takuar me Albin Kurtin në Tiranë, kur ky i fundit ishte atje disa ditë më parë.

“Sa i përket Albin Kurtit, në dijeninë time nesër unë e kam takimin me të. Zien kazani dhe del që Albin Kurti erdhi këtu të festojë fitoren dhe nuk u takua me mua. Më ka kërkuar në mënyrë korrekte takim dhe kemi caktuar takimin, në mos gabohem unë, nesër”.

“Nuk kam asnjë problem, përkundrazi mezi pres që ai të marrë detyrën dhe ne të vazhdojmë punën”.

Por, kryeministri shqiptar nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë takim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz