back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeEdhe tre pacientë tjerë në QKUK për t’u kontrolluar për koronavirus

Edhe tre pacientë tjerë në QKUK për t’u kontrolluar për koronavirus

Të ngjajshme

Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e...

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Sot rreth orës 15:00, janë dorëzuar mostrat edhe për tre pacientë të tjerë, të cilët dyshohet se janë të prekur me koronavirus, raporton Express.

Burime të Express brenda QKUK’së kanë bërë me dije se të tre pacientët janë zyrtarë të EULEX’it, njëri prej të cilëve ka simptoma të dukshme.

Ndryshe, sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovs kanë kërkuar ndihmë dy vajza, të cilat dyshohet se mund të jenë prekur nga koronavirusi. Analizat për to pritet të dalin sot gjatë ditës.

Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se deri më tani janë testuar 57 raste të cilat kanë rezultuar të jenë negative.

“Raste me koronavirus janë konfirmuar në vendet fqinje me Kosovën. Tash për tash, pa i llogaritur pesë raste që po testohen sot, në Kosovë nuk ka raste të koronavirusit të konfirmuara. Janë testuar 57 raste deri më tani dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Vitia.

Ministria e Shëndetësisë planifikon të shpenzojë 10 milionë e 13 mijë e 295 euro, për të zhvilluar aktivitetet dhe planet rreth parandalimit apo trajtimit të virusit për të prekurit eventual në Kosovë

“MSH’ja ka bërë përllogaritjen financiare të aktiviteteve që do të zhvillohen nga ministria, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Klinika Infektive dhe institucionet tjera mbështetëse, pra secili hap do të varet nga zhvillimet qe do t’i kemi në terren në orët apo ditët në vazhdim. Janë 10 milionë e 13 mijë e 295 euro. Plani i veprimit do të bëhet në zbatim, varësisht nga situata. Te gjitha janë të përcaktuara qartë në një plan të detajuar nga ekspertët”, deklaroi Vitia

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz