BallinaLajmeEdhe sot temperatura të larta mbi vendin tonë

Edhe sot temperatura të larta mbi vendin tonë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, vetëm sa janë duke u fuqizuar duke e mbajtur grafikun e temperaturave maksimale njëjtë me ditët e fundit, transmeton Klan Kosova.

Kjo gjendje termike ka përfshirë  edhe vendet fqinje, si Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe pjesët tjera të Evropës Juglindore.

Derisa maksimalet arritën në 33-35 gradë Celsius, fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme parashihet të jetë edhe më e nxehtë, por jo me temperatura sikur u regjistruan në Francë dhe disa vende tjera të Evropës.

Temperaturat minimale për sot janë ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Indeksi UV në kufijtë e rrezikut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe jugperëndimi.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për asnjë shtresë të popullatës, që nënkupton se shmangja  nga rrezet e diellit nga ora 9-17 do të ishte e preferueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz