Drenica Press më herët pat raportuar se në javën e Frankofonisë, që mbahet tradicionalisht në Kosovë, nxënësit nga gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, edhe këtë vit rrëmbyen çmimet kryesore në javën e gjuhës frënge.
E një suksese tjetër i gjimnazistëve të Drenasit është regjistruar edhe sot, raporton Drenica Press
Gara e Ndihmës së Parë u zhvillua sot, më 13.04.2018, ku pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave të mesme.
Në bazë të poenëve të marrë nga juria, vendi i parë i takoj nxënësve të gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Përmes një postimi është shprehur falënderim i veçantë për kryetarin e komunës z.Ramiz Lladrovcin, nënkryetarin z.Gani Syla, drejtorin e DKA-së z.Tafil Halilaj si dhe strukturat tjera komunale, KFOR-in Finlandez dhe Policinë e Kosovës për pjesëmarrje. /Drenica Press/










