Kompania ajrore ’’Norwgian’’ hap dy linja të reja ajrore nga aeroporti i Helsinki-Vanta. Destinacionet e fluturimeve janë Amsterdsami dhe Prishtina.
Në drejtim të Amsterdamit fluturimet do të fillojnë në prill të vitit të ardhshëm, dy herë në javë, ndërkaq në Prishtinë do të nisë në qershor, një herë në javë, njofton Taloussanomat.
Kompania ‘’Norvegian’’ deklaron se nga aeroporti i Helsinkit, që nga viti 2010, përmes saj kanë udhëtuar mëse 10 milionë pasagjerë, ndërsa prej tani kjo kompani është pasuruar me dy drejtime të reja, në destinacion Amsterdami dhe Prishtina, transmeton RTK.
Kompania ajrore ‘’Norvegian’’ ka realizuar afro 40 orientime fluturuese prej aeroportit të Helsniki-Vanta.
Vlen të theksohet se ‘’Norwegian’’ është e treta kompani më e lirë në Evropë dhe e gjashta në botë. Kompania ‘’Norwegian’’ operon me 450 drejtime në 138 destinacione, në Evropë, Afrikën Veriore, Lindjen e Afërt, Tajlandë, SHBA dhe Karaibe.