back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeOpozita në një grup pune me Murat Mehën

Opozita në një grup pune me Murat Mehën

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Eksponentë të opozitës do të ulen në të njëjtën tryezë me Murat Mehën dhe me anëtarët e tjerë të Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit, si pjesë e një grupi për ta trajtuar çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot “Koha ditore”.

Për muaj rresht subjektet opozitare kanë kërkuar shkarkimin e Mehës dhe anëtarëve të Komisionit, të cilët i kishin pandehur edhe për tradhti.

Naim Rashiti, drejtor për Kosovë i Grupit për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit, prej kohësh ka iniciuar dialogun politik për çështjen e Demarkacionit dhe këtë të martë ka mbërritur të organizojë takim të përbashkët me liderët e subjekteve kryesore politike.

Një fjalë është bërë sebep që përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, LVV-së, AAK-së dhe të “Nismës” të mos e firmosin deklaratën e sponsorizuar nga Rashiti, e që adresonte çështjen e kufirit me Malin e Zi. Burime të gazetës kanë thënë se në momentin e fundit AAK-ja ka kërkuar të ndërhyhet në fjalinë që flet për pajtueshmërinë rreth shqyrtimit të Marrëveshjes së Demarkacionit. Ky subjekt politik ka kërkuar që fjala “shqyrtim” të zëvendësohet me “rishqyrtim”, shprehje që nuk kanë kuptim krejt të njëjtë. Kundër propozimit ishte betuar LDK-ja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz