Edhe një kosovar në burgje të Serbisë, Hilmi Kelmendi akuzohet për krime lufte
03

Lexo edheMe marrëveshje politike mund të shkohet në zgjedhje

30 ditë paraburgim i janë shqiptuar kosovarit Hilmi Kelmendi nga Gjykata e Beogradi.
Ai u arrestua natën mes së premtes dhe të shtunës teksa po vinte në pushime në Kosovë nga Gjermania, raporton KTV.
Familjarët e Kelmendit i kanë thënë KTV-së se edhe vetë prokuroria në akuzën e tyre thotë se pretendimet për gjoja krime lufte janë pjesërisht të bazuara.
Lexo edheMe marrëveshje politike mund të shkohet në zgjedhje
Hilmiu, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Beograd, ishte me qëndrim të përhershëm në Gjermani, por ende nuk e kishte fituar shtetësinë.
Për rastin deri më tash ka reaguar vetëm Ministria e Jashtme e Kosovës e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi në këtë kohë.