back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasEdhe një kandidate për deputete e Nismës Socialdemokrate kalon në PDK

Edhe një kandidate për deputete e Nismës Socialdemokrate kalon në PDK

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar sot, kandidaten për deputete të “Nismës socialdemokrate”, Qëndresë Xhema e cila nga sot, bëhet pjesë e PDK-së.

Lladrovci ka shkruar se “gruaja në Drenas, është vlerë e shtuar e pushtetit lokal, andaj unë aderimin e Qëndresës e mirëpres duke i uruar sukses dhe duke i ofruar bashkëpunim për platformën tonë fituese më 6 tetor”.

Postimi i plotë i Lladrovci në fb:

Nga sot, Qëndresë Xhema ish kandidatja e “Nismës Socialdemokrate” për zgjedhjet e 6 tetorit, i bashkohet PDK-së. Qëndresa vlerëson platformën dhe vizionin e PDK-së dhe liderit Kadri Veseli, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e mundësive dhe gjasave të barabarta.

Gruaja në Drenas, është vlerë e shtuar e pushtetit lokal, andaj unë aderimin e Qëndresës e mirëpres duke i uruar sukses dhe duke i ofruar bashkëpunim për platformën tonë fituese më 6 tetor.

Ndërtojmë të ardhmen, Për Ty dhe Shtetin!. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz