Edhe një aksident tjetër, vetura bëhet llom në Klinë
BILLI·

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Klinë – Gjakovë, përkatësisht te Guri i Zi.
Sipas fotografive shihet se janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Lexuesit kanë thënë se nga ky aksident ka persona të lënduar, mirëpo deri më tani policia nuk ka ndonjë informatë nëse nga ky aksident ka mbetur i lënduar ndonjë person.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Fotografi nga vendi i ngjarjes:

Lexo edheAksident i rëndë në Suharekë, vdesin dy persona. Ka edhe fëmijë të lënduar



















