Edhe në Skenderaj shënohet Dita Botërore e Mjedisit
BILLI

Lexo edheKëto vende të Skenderajt pa rrymë

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Skenderajt ka organizuar aksion pastrimi në qytet si dhe eliminimin e deponive ilegale afër Fabrikës së Municionit, deponisë tjeter në fshatin Llaushë si dhe deponia në fshatin Klinë e Epërme.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, theksoi se angazhimi për një ambient të pastërt do të vazhdojë sepse tashmë është fokus i yni dhe jemi duke punuar në shtrirjen e rrjetit të shërbimeve në grumbullimin e mbeturinave brenda kapaciteteve të Komunës.
Komuna e Skenderajt po vazhdon angazhimin për një ambient më të pastërt, duke u përkushtuar në largimin e mbeturinave dhe eliminimin e deponive ilegale.

Lexo edheKëto vende të Skenderajt pa rrymë