Karvanit të politikanëve shqiptar që i janë gëzuar miratimit të ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni i është bashkanëgjitur edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.
“Të nderuar dhe të dashur bashkëkombas, urime zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni! Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në Facebook./Drenicapress.info