back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeEdhe Madelenie Albright mbërrinë në Kosovë

Edhe Madelenie Albright mbërrinë në Kosovë

Të ngjajshme

Trimror Selimi shpallet lojtari më i mirë i huaj në Mal të Zi

Futbollisti kosovar Trimror Selmi, është shpallur lojtari më i...

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madelenie Albright, ka arritur në Kosovë. Ajo është pritur në aeroport nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Albright ka arritur në Kosovë pas ish-presidentit, Bill Clinton, dhe do të marrë pjesë bashkë me të në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës.

Jahjaga ka thënë se është krenare që pas 20 vjet liri, të pret në Kosovë, ish-sekeraren Albright.

“Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmen e popullit tonë. Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen.Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Jahjaga.

Clinton aktualisht është në takim me presidentin Thaçi, më pas do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz