back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeEdhe kjo ndodhë me kompaninë që bartë udhëtar

Edhe kjo ndodhë me kompaninë që bartë udhëtar

Të ngjajshme

“Mërgata nuk duhet të përdoret prej politikës”, Gani Dreshaj tregon pikëpamjet e diasporës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,...

“Gjilani mirëpret forcën e PDK-së: Ganimete Musliu mes njerëzve të suksesit”

Kandidatja me numër 12 e PDK-së, Ganimete Musliu, po...

Rrezarta Krasniqi akuzon Kurtin për hipokrizi: Po flet sot në emër të Rugovës…

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete,...
- Advertisement -

Një udhëtare e ka denoncuar Turkish Airlines se ka futur një kufomë të udhëtarët në aeroplanin e linjës Stamboll Prishtinë. Salie Osmankaq, ka treguar se kufoma ishte sjell e fundit brenda në aeroplan. Me lese dhe e mbështjellë me qefin ishte dërguar në fund të aeroplanit.

- Advertisement -

“Turkish Airlines dhe udhëtimi me kufomën e futur në aeroplan mbi kokat tona”. Kjo është fjali e parë e denoncimit që ka bërë Salie Osmankaq, një udhëtare e linjës Stamboll – Prishtinë.

Osmankq ka shkruar se kompania turke, pa fije hezitimi ka bërë pjesë të udhëtimit edhe një kufomë (të mbështjellë vetëm me qefin, e jo të vendosur në arkivol), të cilën e kanë futur në bord, pasi që të gjithë udhëtarët zunë vendet e tyre.

“Derisa po prisnim të nisej aeroplani, pasi u mbyll bordi, për një çast hyn në aeroplan hynë 5 burra, të mbrojtur me jelekë dhe dorëza. Njëri na ta na kërkoi ne udhëtarëve të skajonim kokat, e 4 të tjerët bartnin pas tij kufomën me lese. Kufoma “udhëtoi” mbi kokat tona. E dërguan diku kah bishti i aeroplanit dhe ata që e sollën dolën nga bordi”, ka përshkruar Osmankaq udhëtimin nga Turqia në Kosovë.

Sipas saj, një veprim i tillë përpos që ishte fyerje për familjarët e të ndjerit është shtë terror psikologjik për fëmijët e të rriturit që atë ditë (më 07.04.2018) po udhëtonim në aeroplan.

“Nëse ishte dashur domosdoshmërisht kufoma të bartej nga Stambolli në Prishtinë, atëherë procedura e futjes së kufomës në aeroplan të kryhej përpara se udhëtarët të zinin vendet. Dhe kufoma të futej tek bagazhi, jo në pjesën ku ulen udhëtarët”, ka shkruar ajo.

Osmankaq u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare të Aeroporit të Prishtinës të marrin masa ndaj një veprimi të tillë.

“Autoritetet e Aeroportit të Prishtinës duhet t`i shqiptojnë masë ndëshkuese, kësaj kompanie, në mënyrë që skenat e tilla të mos përsëriten. Kjo kompani duhet ta kuptojë qartë se është kompani udhëtimi për të gjallë, e jo të fus kufoma mbi kokat e udhëtarëve që paguajnë para të majme për të udhëtuar me të”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz