back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaShqiptareEdhe kjo autostradë përfundon brenda vitit (VIDEO)

Edhe kjo autostradë përfundon brenda vitit (VIDEO)

Të ngjajshme

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Berjani: Vendimi për çmimet ‘tavan’ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani,...

Dalin pamjet e plagosjes së “Guccit” të TikTok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga...

Grenell pasi Rama vizitoi Thaçin: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp

Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit...

Ka 7 vjet që punohet. E megjithatë rruga Tiranë – Elbasan nuk po përfundon.

Qeveria thotë se gjithçka merr fund një herë e mirë brenda këtij viti.

Rruga do të jetë gati, pasi pjesa më e vështirë e punimeve, aty ku ishin edhe rrëshqitjet, në zonën e Ibës, tashmë është zgjidhur.

Nga Iba deri tek tuneli, nuk punohet.

“Në kilometrin e nëntë, te pjesa e rrugës që lidh Tiranën me Elbasanin duhet që të devijosh për te rruga e vjet. Janë 4 kilometra e gjysmë të papërfunduara, punimet për të cilat sipas Autoritetit Rrugor pritet që të nisin së shpejti.”

Në këtë segment lëvizin vetëm makinat e firmës kontraktore të angazhuara për të mirëmbajtur kantierin.

Në total përfundimi i plotë i segmentit Tiranë – Elbasan do të marrë edhe një tjetër fond prej 14.5 milionë eurosh, dhe financimi është gjetur. Gentian Keri, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se punimet do të nisin menjëherë pasi të nënshkruhet kontrata me firmën kontraktore.

“Që të përfundojë tërësisht rruga duhen edhe 14.5 milion euro të tjera. Kemi arritur të gjejmë financimin nga OPEK dhe jemi në fazën që do të nënshkruajmë kontratën për të filluar punimet”, tha Gentian Keri, sekretar i përgjithshëm, Ministria e Infrastrukturës.

Tuneli në drejtim të Elbasanit është funksional në të dyja korsitë. Në kthim, kalohet vetëm në njërën prej tyre.

Ne anën e Elbasanit, një masiv shkëmbor mban ende të bllokuar një korsi të autostradës. Autoritetet thonë se e kanë gjetur zgjidhjen.

“Jemi në fillim të aksit kur vjen nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Autoritetet janë në fazën e miratimit të zgjidhjes përfundimtare të rrëshqitjeve. Një nga alternativat është ndërtimi i një tuneli të vogël, ndërsa alternativa e dytë që po diskutohet është prerja e skarpatit të malit.”

Zgjidhja finale e rrëshqitjes që ndodhi në vjeshtë të 2017-s do të miratohet nga Këshilli Teknik.

“Po diskutohen 2 variante dhe pritet të miratohen së shpejti. Pasi të kemi kostot do të miratojmë edhe fondin për këtë problem. Rrëshqitja nuk bën pjesë te afati për përfundimin e rrugës, mund të dojë një kohë më të gjatë.”

Deri tani rruga me gjatësi 32 kilometra ka kushtuar 435 milionë dollarë. Me fondin shtese qe duhet për të përfunduar, fatura kap vlerën e 450 milionëve.

Tv Klan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz