back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaSportEdhe jashtë futbollit, Mudryk pezullohet në “video-game”

Edhe jashtë futbollit, Mudryk pezullohet në “video-game”

Të ngjajshme

Futbollisti i Chelseat, Mykhailo Mudryk, është përfshirë në një incident jashtë fushave të futbollit, kësaj here në botën e videolojërave. Anësori ukrainas është ndëshkuar me një pezullim njëmujor nga platforma konkurruese e CS2, FACEIT, për shkak të mesazheve toksike gjatë lojës.

Sipas raportimeve, Mudryk ka shkelur rregullat e komunitetit të FACEIT me komunikimin e tij in-game, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të platformës dhe vendosjen e sanksionit disiplinor, shkruan Indeksonline

Ky episod ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ngjallur reagime dhe komente të shumta nga tifozët, të cilët janë befasuar që një futbollist profesionist i Premier League është ndëshkuar për sjellje jo sportive në një platformë esports.

Kujtojmë që lojtari ukrainas ka kohë që është i pezulluar edhe nga futbolli për shkak të përdorimit të substancave të palejuar./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz