Edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj raportohet se ishte financuar nga Greqia për interesa të saj.
Siç raportojnë mediat greke, ish-ministri i Jashtëm grek, Niko Kotzias kishte shpërndarë para tek mediat shqiptare si dhe tek njerëzit që ai i ka parë më me ndikim në Shqipëri.
Ndonëse në listën e publikuar të gazetës greke “Eleftheri Ora’’ nuk është cekur për shumën që kishte marrë Veliaj, emri i tij po figuron.
Në mesin e këtyre njerëzve ka politikanë, gazetarë, e figura tjera të showbizit.
Gazetarët E.Tofinou dhe H.Jakopoulos të gazetës “Eleftheri Ora” kanë hulumtuar se përse e ka bërë Kotzias një gjë të tillë dhe për këtë arsye kanë intervistuar politologun Grek Nikiforos Diamanduros dhe ai është shprehur se: “Nuk është hera e parë që një shtet paguan para të shpërndara në këtë mënyrë, e kanë bërë parardhësit e Kotzias, e kane bëre shtete të tjera do e bëjnë përsëri, është një lojë e shërbimeve të huaja që e bëjne vazhdimisht në shtete rivale ose mike por Kotziaz ” u kap ” prandaj përbën lajm.”/Periskopi/