back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeEdhe drejtor i Postës, edhe kryetar i degës së PDK’së: Hoxha hetohet...

Edhe drejtor i Postës, edhe kryetar i degës së PDK’së: Hoxha hetohet nga Antikorrupsioni

Të ngjajshme

Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, vazhdon ta mbajë këtë pozitë në kundërshtim me Ligjin për ndërmarrjet publike.

Hoxha, i cili është edhe kryetar i degës së PDK-së në Drenas, javën e kaluar u zgjodh edhe anëtar i Këshillit drejtues të kësaj partie, raporton KTV.

Shoqëria civile kërkon shkarkimin e tij nga pozita në Postën e Kosovës, sepse Ligji për ndërmarrjet publike përcakton se i emëruari në këtë pozitë nuk duhet të jetë i përfshirë në politikë në 36 muajt e fundit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka konfirmuar se rastin e Hoxhës e ka dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsion, për ofrim të opinionit ligjor dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në cilësi të aksionarit të Ndërmarrjeve Publike, pasi kemi pranuar informatën se Kryeshefi i Postës së Kosovës, z. Sejdi Hoxha, është zgjedhur në pozitën e kryetarit të degës së njërës nga subjektet politike në Drenas, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, konform përgjegjësive dhe bazës ligjore, rastin në fjalë e kemi dërguar për ofrim të opinionit ligjor në Agjencionin Kundër Korrupsionit AKK, autoritet i mandatuar për të mbikëqyrur konfliktet e interesit dhe jemi në pritje të përgjigjes nga ana e tyre”, është thënë në përgjigjen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Kjo e fundit vetëm ka treguar se është duke e trajtuar rastin në fjalë dhe se Agjencia do t’i bëjë publike vetëm rezultatet përfundimtare të procedurës së zhvilluar.

I kontaktuar, z.Hoxha ka thënë se do ta respektojë 100 % vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsion. Ka rekomanduar të lexohet postimi i tij në Facebook muajin e kaluar ku, mes tjerash, ka thënë se nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin.

Hoxha, në postimin e tij pati shkruar se nga Zyra ligjore e Postës i është konstatuar se mbajtja e këtyre dy pozitave në të njëjtën kohë nuk përbën konflikt interesi.

Raste të emërimeve politike në vend nuk janë të rralla. Së fundmi, është raportuar se si Qeveria ka mbushur bordet e disa ndërmarrjeve publike, të emëruara javën e kaluar me militantë të partive në pushtet: PDK-së, AAK-së e NISMA-s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz