Pamjet e përplasjes së sotme të LDK-së në Podujevë (VIDEO)
01

Lexo edheLajmi i Fundit: Një i ri mbytet në plazhin e Shëngjinit, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin (VIDEO)

Pikërisht në shkollën që mban emrin e ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova as në këtë komunë procesi zgjedhor nuk eci siç parashihej.
Përpos që nuk u arrit të zgjidhej kryesia, të pranishmit u detyruan të largoheshin disa minuta pas fillimit, e gjithë kjo si pasojë e tensioneve që ndodhën në këtë organizim.
Indeksonline ka siguruar edhe pamjet ku shihen të pranishmit duke lëshuar sallën si pasojë e përplasjeve që ndodhën.

Si pasojë e kësaj edhe pjesëtarët e policisë së Kosovës u detyruan të dilnin në vendin e ngjarjes në mënyrë që të merreshin me rastin.

Lexo edheLajmi i Fundit: Një i ri mbytet në plazhin e Shëngjinit, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin (VIDEO)
LDK është duke mbajtur procesin zgjedhor në çdo komunë të vendit, por thuajse në çdo nëndegë dhe degë të partisë po zhvillohen përplasje të njëpasnjëshme, e që sigurisht po dëmtojnë edhe imazhin e partisë./Indeksonline/

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/321454138734083/