back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeEdhe 8 komuna futen në zonë të kuqe, ja ku është Skenderaj...

Edhe 8 komuna futen në zonë të kuqe, ja ku është Skenderaj e Drenasi

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë katergorizimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Me kategorizimin e ri, nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë këto 14 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Javën e kaluar në zonën e kuqe ishin vetëm gjashtë komuna.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

· Mitrovica e Veriut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

· Mitrovica e Jugut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

· Leposaviqi nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

· Gjilani nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

· Gjakova nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe

· Kamenica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe

· Zubin Potoku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe

· Kllokoti nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe

· Shtime nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

· Istog nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

· Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

· Rahoveci nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

· Prizreni nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

· Novobërda nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

· Suhareka nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

· Kaçaniku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz