BallinaShqiptareEdhe 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Edhe 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Të ngjajshme

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e...

Ndryshim në Drejtorinë e Investimeve Kapitale në kryeqytet: Zyhrije Pllana pason Sokol Havollin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

Krah Vjosa Osmanit, Fahrije Hoti e konfirmon futjen në politikë: S’do t’ju zhgënjej!

Pas njoftimit të ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se...

Në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.137, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency(AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë konfirmuar në Tiranë, Krujë dhe Kamëz.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e rritur në 872 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID-19.

Deri tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 16.175 testime, ndërkohë që 33 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, ndërsa prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Nga data 1 qershor, do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në gjithë territorin e vendit, do të rihapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private, kufijtë tokësorë, kampionatet sportive pa praninë e publikut, si dhe do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor dhe qendrat e internetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz