Një fluturim i kompanisë ajrore easyJet është devijuar drejt Aeroportit të Fiumicinos në Romë si masë paraprake sigurie, pasi një pasagjer raportoi për një bateri që po karikohej në bagazhin e tij.
Sipas kompanisë, vendimi u mor nga kapiteni në përputhje me procedurat e sigurisë, ndërsa avioni ishte nisur nga Hurghada në Egjipt me destinacion Londrën Luton.
Pas uljes së sigurt, pasagjerët u akomoduan në hotel dhe u sigurua ushqim për ta, ndërsa fluturimi u riplanifikua për ditën pasuese.
EasyJet theksoi se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbetet prioriteti kryesor në të gjitha operacionet e saj.