back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaBotëE varrosën të gjallë, shpëton 19-vjeçarja

E varrosën të gjallë, shpëton 19-vjeçarja

Të ngjajshme

Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik në Vatikan

Sot, në orën 10:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Në sheshin e Shkupit, sot mbahet protesta e organizuar...

Thaçi s’ka qenë i gatshëm me vdek për veriun”, përplasen ashpër Ramabaja dhe Ymeri

Analistët politik, Sadri Ramabaja dhe Visar Ymeri janë përplasur...

Moti për të shtunën

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe...

Një 19-vjeçare në Indi është varrosur e gjallë pas një konflikti që familja e saj ka pasur me një biznesmen për një çështje pronësie.

Khushboo Khatun, ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur 3 persona i kanë dalë para dhe e kanë futur në një gropë duke e varrosur brenda të gjallë.

Raportohet se pasi prindërit e saj janë bërë merak, e së bashku me disa bashkëfshatarë të tjerë kanë dalë për ta kërkuar.

Por i ati i saj, pasi ka parë që gropa e madhe ishte e mbushur me zhavorr, dhe me dyshimin se vajzën mund ta kenë varrosur brenda ka filluar të gërmojë.

E dyshimet e tij rezultuan të sakta, vajza ndodhej aty, thuajse e pajetë. Skana e “zhvarrimit” është filmuar dhe është publikuar duke u kthyer në virale.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie të një biznesmeni me prindërit e vajzës që nuk kishin rënë dakord për t’i shitur tokën për shumën që ata u kishin ofruar, transmeton tch.

Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka arrestuar personat përgjegjës, por raportohet se ky është vetëm një nga pak rastet në Indi, ku persona të papërgjegjshëm abuzojnë me shtresën më të varfër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz