BallinaLajmeE turpshme: Bullgarët ndërpresin stërvitjen e Kosovës “vdekje për shqiptarët…”

E turpshme: Bullgarët ndërpresin stërvitjen e Kosovës “vdekje për shqiptarët…”

Të ngjajshme

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e...

Gjimshiti dhe Aro Muriq në formacionin e javës në Serie-n A

Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë...

Thyhet rekordi botëror në 50m stil i lirë në not

Cameron McEvoy ka kaluar Cesar Cielon si njeriun më...

Anëtarësimi i Kosovës në pritje, mungon agjenda e Këshilli i Evropës

Ende nuk është bërë e ditur agjenda e takimit...

Kosova ka nisur nga ora 17:00 përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë, por është dashur ta ndërpresin atë para kohe.

Sipas asaj që raporton Supersport, një gjë e turpshme ka ndodhur në stërvitjen e parë të “Dardanëve” në Sofje para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Supersport” raporton se stërvitja e Kosovës është ndërprerë në gjysmë për shkak të thirrjeve racist të tifozëve bullgarë që ishin jashtë stadiumit.

“Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët”, ishin thirrjet e tyre, çka e detyruan Bernard Challandes që të mbyllë gjithçka para kohe.

Kosova ka udhëtuar për në Bullgari menjëherë pas barazimit 1-1 me Malin e Zi.

Fatkeqësisht, në ndeshjen e së hënës, përveç Valon Berishës, Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës, do të mungojë edhe Arbër Zeneli.

Futbollisti i Kombëtares u lënduar rëndë mbrëmë në ndeshjen kundër Malit të Zi. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz