back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeE tmerrshme shifra e kosovarëve që e lënë vendin vit pas viti

E tmerrshme shifra e kosovarëve që e lënë vendin vit pas viti

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Për çdo vit përllogaritet që shtetësinë e Kosovës e lënë rreth 5 mijë qytetarë, teksa nga viti 2009 e kanë lënë mbi 40 mijë shtetas.

Nga janari e deri në gusht të këtij viti nga shtetësia e Kosovës, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë liruar mbi tre mijë persona. Avazi i lënies së shtetësisë së Kosovës po vazhdon vit pas viti e duke u bazuar në statistikat e MPB-së, ky numër është duke shënuar rritje, shkruan sot Gazeta Zëri.

Ndër shkaqet, të cilat kanë ndikuar në rritjen e këtij numri, sipas njohësve të rrethanave janë: kërkesat recidive të disa shteteve ku punojnë e jetojnë aktualisht kosovarët, rrjedhat politike e politikëbërja në vend, si dhe faktorët ekonomikë e politiko-socialë. Njëkohësisht ata shtojnë se në rritjen e numrit të personave që i thonë lamtumirë shtetësisë së Kosovës ka ndikuar edhe zvarritja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz