BallinaLajmeE tmerrshme, ja çka ju bënë billbordave të Rita Orës serbët në...

E tmerrshme, ja çka ju bënë billbordave të Rita Orës serbët në Beograd

Të ngjajshme

Mirlind Daku deklarohet para ndeshjes Kosovë-Turqi, ky është parashikimi i tij

Sonte sytë e gjithë shqiptarëve janë kah stadiumi “Fadil...

Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar...

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Serbët i largojnë të gjitha reklamat e Rita Orës.

Pas artikujve të djeshëm në mediet serbe, billbordët ku shfaqet Rita Ora u larguan nga qyteti i Beogradit.

“FITON INFORMER! Largohen billbordët e Rita Orës! Reklamat e këngëtares që mbështet kriminelët e UQK-së”, është titulli i gazetës serbe “Informer”.

Një ditë pas shkrimit të gazetës sonë, BMP hoqi të gjitha reklamat polemike në Beograd, shkruan Informer, transnmeton lajmi.net.Sipas kësaj gazete, këngëtarët vendas u tronditën pasi një firmë serbe promovonte të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, kë ngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për “Shqipërinë e Madhe”, është larguar nga billbordet në qendër të qytetit të Beogradit dhe nuk do të shfaqet më në këto materiale promovuese.

“Kujtojmë që kjo këngëtare, e cila këndoi në festimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së shtetit të rremë të Kosovës dhe që nuk e humbet mundësinë për të treguar “shqiponjën dykrenare shqiptare” në çdo paraqitje, është shfaqur në tabela në më shumë se 27 vende ekskluzive në të gjithë Beogradin, nga të cilat gazeta jonë shkruajti dje se billbordet mund të shiheshin në Parlamentin e Serbisë, Qeverinë e Serbisë, Sllavia, Sheshi i Republikës, Terazije, në Pallatin e Serbisë dhe vendet e tjera të trafikut”, shkruan ndër të tjera ky medium serb.

Të gjitha 27 billbordet nga qendra e Beogradit që paraqisnin orët dhe bizhuteritë e BPM me imazh kryesor Rita Orën, nuk mund të shihen më.

Pas një takimi, drejtuesit e kompanisë dhe departamenti i marketingut morën vendim për heqjen e reklamës si dhe të gjitha fotografive të Rita Orës.

Nga departamenti i marketingut nuk kanë dëshiruar të prononcohen rreth kësaj çështjeje,Sipas këtij mediumi, këngëtarët serbë janë të tronditur që një firmë serbe promovon të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt dhe thonë se kjo këngëtare nuk ka vend në Beograd.

Ata thonë se këngët e serbëve nuk mund të dëgjohen në radiot në Prishtinë, e lëre më të jenë në billborde.

Alexander Aca Stanimirovic nga Amadeus Band tha se Rita është një person që ka qëndrim politik kundër Serbisë.

“As grupi im dhe as kolegët e mi nuk mund të reklamohen atje dhe jam i sigurt se nuk do të na jepnin këtë mundësi. Edhe nëse do të ishim në reklamat në Prishtinë, ata ose do t’i shkatërronin ose do të kërkonin t’i largonin menjëherë”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz