back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeE thotë Rexhep Selimi: UÇK u themelua më 1994. Ky deputet ishte...

E thotë Rexhep Selimi: UÇK u themelua më 1994. Ky deputet ishte i autorizuar për ta përcjellë zërin e UÇK-së

Të ngjajshme

Petrit Selimi: Avokati i Thaçit po e çmonton copë-copë çështjen e Prokurorisë së Hagës

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar se avokati mbrojtës...

Hajde vetë i dyti – Fitstar Uniclib për 2 persona!

Tani është koha të ushtroni së bashku dhe të...

S’e duron më Tottenhami, shkarkohet trajneri danez

Thomas Frank është shkarkuar nga pozita e trajnerit të...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin “Pressing” në T7.

Ai ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Selimi tha se UÇK’ja është themeluar që nga viti 1994

“Themeli i UÇK’së, është aktiviteti i Adem Jasharit dhe shokëve të tij, mbi këtë u themelua UÇK’ja. Kur bëhet fjalë për UÇK‘në, brezat janë lidhur me njëri-tjetrin. Në nëntoin e vitit 1994 janë bërë këto shkronja bashkë, UÇK, me rastin e nxjerrjes së komunikatës së parë të UÇK’së”, ka thënë Selimi.

Selimi tutje ka thënë se personi i autorizuar për ta përcjellë zërin e UÇK’së ka qenë deputeti i PDK’së, Nait Hasani.

“Në atë komunikatë, personi i autorizuar për të çuar zërin e UÇK’së ka qenë Nait Hasani, i cili ka pasur përgjegjësi të madhe për kohën kur po flasim. Ai ka qenë rruga prej kur është nisur komunikata për të shkuar në zyrat tjera”, ka thënë Selimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz