“E shkelën me dy këmbët”: Baraliu tregon momentin kur Kushtetuta e Kosovës u cenua më së shumti
dp

Lexo edheDita e Kushtetutës, Haxhiu: Në prill, shteti mori formën e plotë juridike dhe politike

Ai ka theksuar se një nga rastet më të rënda ka ndodhur vitin e kaluar, kur, sipas tij, nuk është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.
“Shembulli më eklatant është kur vitin e kaluar kur njëra prej atyre vendimeve, tri-katër sa ishin të Gjykatës Kushtetuese, thoshte detyronte Kuvendin dhe deputetët që brenda afatit prej 30 ditësh të konstituonin Kuvendin, ndërkohë që kaloi ai afat dhe të gjithë deputetët 120 syresh, veçanërisht këta 100 të shumicës shqiptare, me dy këmbët e shkelën Kushtetutën, sepse po them ai vendim u bë dhe bëhet pjesë e Kushtetutës, sepse nuk e respektuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe herave të tjera kur iu konvenon subjekteve”, deklaroi profesor Baraliu në Klan Kosova.

Lexo edheDita e Kushtetutës, Haxhiu: Në prill, shteti mori formën e plotë juridike dhe politike