back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaShqiptareE rrallë/ Polici qarkullonte në sensin e kundërt, gjobitet dhe i pezullohet...

E rrallë/ Polici qarkullonte në sensin e kundërt, gjobitet dhe i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj

Të ngjajshme

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë ka sqaruar situatën.

Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz