back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeE rrallë: Ia vodhi këpucët e 175 eurove, një ditë pas hajduti...

E rrallë: Ia vodhi këpucët e 175 eurove, një ditë pas hajduti ia kthen dhe i kërkon falje të riut nga Gjilani

Të ngjajshme

Zhegrova reagon pas fitores ndaj Romës: Koha do ta tregojë

Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores...

I dërguari i Putinit i quan konstruktive diskutimet me amerikanët mbi “marrëveshjen e paqes”

Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir...
- Advertisement -

Një qytetar nga Gjilani ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tij.

Ai pasi kishte shikuar kamerat e sigurimit ka vërejtur se një hajdut ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e tij duke ia vjedhur çizmet e dimrit, shkruan Reporteri.net.

I indinjuar ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook edhe videon duke kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta njohin personin që shihet në incizimet e kamerës.

Ai ka thënë se çmimi i këpucëve ishte 175 euro dhe nuk kishte kohë të gjatë që i kishte blerë.
Mirëpo, një ditë më vonë ka ndodhur një gjë e rrallë. Hajduti është penduar dhe ka vendosur tia kthejë këpucët e vjedhura duke i lënë edh enjë letër kërkimfalje. Ai aty thotë se ka gabuar dhe se kjo nuk do të ndodhë më kurrë. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz