back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeE rëndë/ Dyvjeçarja vdes pasi nëna e la mbyllur në veturë për...

E rëndë/ Dyvjeçarja vdes pasi nëna e la mbyllur në veturë për të pirë alkool me një mik

Të ngjajshme

Edhe pse kishin sukses, Dinamo njofton largimin e Qerkinit dhe Ademit

Skuadra nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë,...

Deputeti i LDK-së: Po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme

Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e gatshme për zgjedhje...

Meta i drejtohet Gjykatës së Lartë, kërkon heqjen e arrestit me burg

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e bërë nga...

Haxhiu: Absurde, Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e 120 deputetëve të Kuvendit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një...

Një dyvjeçare ka vdekur pasi nëna e saj e la në makinë të nxehtë për të pirë diçka me një mik.

June Love Agosto ishte e mbyllur në makinë nën një batanije në temperaturë të lartë për rreth pesë orë, të shtunën, transmeton Klan Kosova.

Nëna e saj e la ngrohjen ndezur dhe mbajti xhamat e mbyllur ndërsa shkoi dhe u ul në automjetin e një miku të saj duke pirë alkool në Torrance, California.

Ajo ra në gjumë dhe kur u kthye në veturën e saj, ajo hapi derën dhe gjeti vajzën e mbuluar në të vjella dhe shumë e nxehtë.

Ndërsa ishte duke pritur për mjekët, ajo u fut në një bar për të provuar për ta qetësuar duke derdhur ujë në trupin e saj.

June u dërgua në spital me djegie në fytyrë, gjoks dhe krah ndërsa kishte pësuar edhe sulm në zemër, por nuk shpëtoi.

Nëna e dyvjeçare po mbahet në arrest ndërsa policia po kryen një hetim.

Nëna e saj tha se ajo ishte e varur nga droga por kishte kaluar në rehabilitim dhe gjithashtu kishte një djalë nëntëvjeçar, i cili u birësua nga një familje gjashtë vjet më parë.

Ajo vazhdoi duke thënë: “Familja jonë është e prishur, ne vetëm kemi nevojë për lutje”.

Her mother left the heating on in her car and kept the windows closed while she went and sat in a friend's vehicle drinking alcohol in Torrance, California

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz