E rëndë, 24 vjeçari shqiptar aksidentohet dhe digjet në veturë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksident i rëndë ndodhi në Elbasan. Mësohet se rreth orës 01:50 mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues Klodian Korançe dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer, duke u përfshirë edhe nga flakët, duke i marrë jetën 24-vjeçarit Korançe.
“Më datë 28.05.2018, rreth orës 01:50, në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe , në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer, ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Klodian Korançe 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej” , Elbasan”, njofton policia.

Lexo edheKu ndodhet “Tajlanda shqiptare”?! Ja lumi që po marros pushuesit vendas dhe të huaj

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.














