back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaBotëE rënda: 15 vjeçarin e rrahin dhe e therrin duke e ngatërruar...

E rënda: 15 vjeçarin e rrahin dhe e therrin duke e ngatërruar me një person tjetër |VIDEO

Të ngjajshme

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë...

Vuçiqi kërcënon protestuesit: Përgjigjja do të jetë ndryshe prej asaj që keni parë deri tash

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka kërcënuar protestuesit. Në...

Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme, më...

Një video e re ka dalë rreth vrasjës se 15 vjeçarit në Bronx ku shihet se si djaloshin e tërheqin nga dyqani, e therrin dhe më pas ai zgjohet në këmbë dhe lutet për ndihmë.

Përderisa, mijëra persona kanë dal ta përcjellin Lesandro ‘Junior’ Guzman-Feliz për në pragun e fundit i cili u vra si pasojë e plagëve të marra nga therrja me thikë e një bande me djem të cilët e ngatërruan atë me një person tjetër me të cilin kishin probleme, shkruan gazetametro.net.

Familja, shoqëria dhe të tjerë kanë dal që ta përcjellin atë, derisa nëna e tij kishte veshur një bluzë me fytyren e birit të saj të vetëm në të dhe i falenderoi të gjithë, duke thënë se zemra e saj tani më është e thyer.

‘Ai ishte një djal i ëmbël me një zemër shumë të mirë,’ u tha ajo atyre që kishin dal ta vajtonin birin e saj, derisa ajo dhe burri i saj mbanin një pllakatë në të cilën shkruante
‘Ruani rrugët tona’ #’DrejtësipërJunior’ dhe #’NdaloniDhunën’, shkruan gazetametro.net.

Ditët e fundit ka dal edhe një video e cila e tregon se si Junior u detyrua të dal nga dyqani nga kjo bandë dhe më pas ata filluan ta godisnin atë me shkopinjë dhe ta therrin
me thikë. Më pas shihet se si ai zgjohet në këmbë dhe lutet për ndihmë.

Të hënën shtatë persona janë arrestuar që mendohen si përgjegjës për vrasjën e Junior.

Kevin Alvarez, 19, ështe arrestuar për sulm dhe vrasje bashk me Jose Muniz 21, Jose Taveres 18, Manuel Rivera 18, Daniel Fernandez 21, Santiago Rodriguez 24, dhe Joniki Martinez 24. Këta persona do të paraqiten të marten në gjykatën e Neë York-ut dhe do të përballen me akuzat për vdekjen e të riut./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz