E quajti ‘matrapaz’, Zeka godet Krasniqin: Unë nuk jam hajn i parasë publike si ti
BILLI

Lexo edheRrëfimi i efektives Ina Nuka: Atë ditë kisha një ndjesi të keqe, e parandieja që…

Deputeti Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të tij, Jakup Krasniqi, pasi ky i fundit e quajti ‘matrapaz’, shkruan Periskopi.
Përplasja e tyre nisi lidhur me punësimet e familjarëve që po i bën Nisma nëpër institucione, që kur ka ardhë në pushtet. E këtë gjë po e kundërshton Milaim Zeka.
Zeka ia ka kujtuar Krasniqit vjedhjen e parasë publike, punësimet, postet etj.

Lexo edheRrëfimi i efektives Ina Nuka: Atë ditë kisha një ndjesi të keqe, e parandieja që…
‘’Jakup Krasniqi me paska quajtur “matrapaz”! Ka shume te drejte, ama une nuk jam hajn i parase publike. Une nuk kam ndertu shtepi tre kateshe, me ashensor brenda, me parate e Fondit “Vendelindeja Therret”! Une nuk kam pasur asnje post drejtues ne kete shtet, edhe pse kam qene me meritor se Jakupi dhe krejte kompania e tije. Po flasim per punesime. E kame thene edhe po e perserise: Jakup Krasniqi me company, vetem minjte ne tavan nuk i kane punesu. Ani vazhdoni, zgjedhjet shpejte do te vine, aty do masim matrapazlleqet tona. Qytetaret nuk flasin, ponuk jane budallenje…, ka thënë Zeka./PERISKOPI/