Në Malishevë ura e shembur po e pamundëson qarkullimin mes dy lagjeve
U rrënua për të zgjidhur një problem, por shkaktoi një tjetër më të madh.
Është kjo një urë që lidh dy lagjje të fshatit Bubavec të Komunës së Malishevës. Ka rreth 3 muaj, prej vërshimeve të pranverës prej kur banorët që jetojnë afër u detyruan ta shembin këtë urë.
Idriz Kryeziu, ka shtëpinë ngjitur me këtë urë, poshtë së cilës ishin gypat e kanalizimit të cilët në kohë reshjeje, nuk përballonin sasinë e ujit. Kështu, uji kalonte brenda shtëpisë së Idrizit.
“Ka 3 muaj që asht qishtu, komuna janë kanë e kanë kqyr… asht problem se duhet me kalu 1 ose 2 km rruga tjeter kah shkolla per me shku n’Malisheve”
Sipas tij, dëmet që i shkaktuan vërshimet nuk iu kompensuan asnjëherë nga komuna e Malishevës.
“E kanë pre damin për 3000 euro, kurrë asni cent se kam marr”
Edhe për banorët tjerë, shembja e kësaj ure nënkupton pengesë për qarkullim. Madje gurët dhe mbetjet e forta nga shembja e urës janë problem edhe për fëmijët e të moshuarit që banojnë në lagje.
“Problemi me urën asht tash e disa muaj, komuna s’po merret me kërkan jashtë partisë. Unë me këtë kojshinë e kena ndreq vetë rrugën pak se smujshin me kalu kafshët me I qit n’kullotë. Edhe për fmijë e për pleq asht problem” (pamje këmbët e fmijve tuj ec nëpër atë lugun)
Përgjegjëse për sanimin e urës është Komuna e Malishevës. Në Drejtorinë për Emergjenca dhe Siguri thonë se vetë banorët kanë kërkuar rrënimin. Por për rregullimin e saj nuk kanë afate, por thonë që besojnë të rregullohet para vjeshtës, për shkak të reshjeve.
“Komuna e Malishevës e ka në listën e pikave të rrezikshme. Ne do ta rregullojmë këtë problem pasi të përfshihet në plan dhe të bëhet projekti… E vlerësojmë gatishmërinë e banorëve për ta rregulluar por këtë do ta bëjë komuna…”
Situatë emergjente në Komunën e Malishevës pothuajse në secilën sezonë kur ka reshje shkaktohet për shkak të vërshimeve. E kompensimi i dëmeve, është proces gati i dështuar. Institucionet shpesh janë ankuar për mungesë fondesh dhe ekspertizës.