A e përkrahni protestën kundër Hashim Thaçit?
BILLIPërditësuar më

Lexo edheShqipëria po vdes e re, Ky është terrorizëm dhe po iu merr jetën shqiptarëve

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e thirrur me 29 shtator, ka qëllim kryesor ndaljen e presidentit Hashim Thaçi, nga siç e kanë quajtur ata copëtimi i territoreve të Kosovës.
Protesta është e para e organizuar që nga protestat masive të opozitës së bashkuar që në atë kohë ishin kundër demarkacionit dhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit si president.
E tash kur protestat po organizohen vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, organizimi për pjesëmarrje masive nga ana e qytetarëve është shtuar.

Lexo edheShqipëria po vdes e re, Ky është terrorizëm dhe po iu merr jetën shqiptarëve
Përveç videove që po bëhen nga Lëvizja Vetëvendosje për të marrë pjesë në protesta, faqe të shumta kanë nisur ‘sondazhet’ për ta parë se sa do i bashkohen qytetarët kësaj proteste shkruan GazetaBlic.
Shumë faqe në rrjetin social facebook kanë shpërndarë sondazhin me pyetjen “A e përkrahni protestën kundër Hashim Thaçit?”