E pabesueshme, vetëm kaq kilometra rrugë pa asfalt në Kosovën
BILLI

Lexo edheKëto do të jenë temperaturat gjatë fundjavës

Vetëm 90 kilometra rrugë në tërë Kosovën kanë mbetur pa asfalt. Të gjitha rrugët e tjera nëpër Kosovë janë të asfaltuara.
Së paku kështu thuhet në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan “Infokusi”.
Nga gjithsej 2.033, 4 kilometër rrugë sa janë në gjithë vendin, 1.943, 4 kilometra janë të shtruara me asfalt.
Lexo edheKëto do të jenë temperaturat gjatë fundjavës
“Në vitin 2016 nga gjithsejtë 2.033,4 km rrugë 1.943,4 km apo shprehur në përqindje 95.6% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 90 km apo 4.4% e rrugëve janë të pa asfaltuara”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK-ja.