BallinaLajmeE pabesueshme: 1.5 miliardë euro Kosova hyri në borxh me Qeverinë Haradinaj,...

E pabesueshme: 1.5 miliardë euro Kosova hyri në borxh me Qeverinë Haradinaj, ku shkuan ato para?

Të ngjajshme

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Ende pa u bë dy vite të Qeverisë së Ramush Haradinajt, borxhi i Kosovës ka shkuar në 1.5 miliardë euro.

Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar të dhëna të sakta për rritjen e borxhit të Kosovës.

“PANqeveria po merr borxh për të paguar borxhe të tjera, po merr borxh për asfalt sepse aty mund të vjedhë shpejt e shumë, dhe po merr borxh për të paguar pagat e atyre që janë punësuar me nepotizëm dhe pa meritë në sektorin publik”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Borxhi mund të jetë një mjet për të ndihmuar zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së Kosovës, nëse përdoret me përgjegjësi dhe mençuri. Por një qeveri skajshmërisht e korruptuar, merr para borxh në emër të Kosovës, dhe i keqpërdor ato. Një borxh i cili nuk përdoret për ta zhvilluar ekonominë, rrezikon ta shkatërrojë atë.

PANqeveria po merr borxh për të paguar borxhe të tjera, po merr borxh për asfalt sepse aty mund të vjedhë shpejt e shumë, dhe po merr borxh për të paguar pagat e atyre që janë punësuar me nepotizëm dhe pa meritë në sektorin publik.

Ka ardhur koha që PANqeveria të largohet dhe PANhajnia të ndalet. Kosovën e fituam me luftë e sakrifica, nuk do të lejojmë ta humbim me borxhe e kamata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz