back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajme“E pa e ëma dhe i kaloi gjuha poshtë” Një 23 vjeçar...

“E pa e ëma dhe i kaloi gjuha poshtë” Një 23 vjeçar mbytet në Gjirin e Lalzit (VIDEO)

Të ngjajshme

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...

KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash

Derisa edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet...

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve- Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria,...
- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit.

Një djalë i ri rreth 23 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, ka gjetur vdekjen.

- Advertisement -

Ai ishte futur për të notuar në det por është nxjerrë në breg nga një djalë, i cili e kishte parë trupin duke lundruar pezull mbi ujë.

Disa burime konfirmojnë për JOQ, se i riu është nxjerrë me puls të dobët në breg, ndërsa ka qenë vonesa e ambulancës dhe mungesa e ndihmës së shpejtë profesionale çfarë ka bërë të gjejë vdekjen!

Një person tha:

Aman lajmeroni nje ambulance se u be mbi nje ore qe e kemi marre e spo vjen! Kane gjetur nje person te mbytur ktu ne Gjirin e Lalzit. Nje djale i ri ishte por s’i jepet hall se jam mbledh 100 veta edhe nese nuk eshte mbyt po e mbysin ata…”

Një tjetër qytetar ka rrëfyer të gjithë ngjarjen:

Sapo ndodhi një mbytje ne Gjirin e Lalezit, as polici as ambulance nuk erdhi. Ka ndenjur nje ore shtri dhe njerëzit përreth u munduan me i dhene ndihme por nuk munden. S’kishte as roje bregdetare asgje! Ishte diku rreth 23 vjec, e nxorën nga bregu me puls shume te dobët dhe vonesa e ambulancës beri te humbte jetën.

Kur erdhi ambulanca kishte vdek. Nje cun e kishte pare duke lundruar ne uje dhe e ksihte kuptuar qe ksihte diçka qe nuk shkonte dhe e kishte lujt, po ai skishte reagu e ne ate moment e kishte nxjerre ne breg.

Une iu afrova dhe ai ishte i nxire shume ne fytyre. I njoftuam 100 here policinë e ambulancën e serdhen, po ca cuna u munduan ta shpetonin po smunden. Nuk dinim çfarë te bënim, nenes i kaloi gjuha poshtë se ai po jepte shpirt e njerëzit kishin frike me e prek. E perjetova shume keq kete situate, turp per unifromat blu dhe shtetin e duan vetëm me na rrjep dhe per ndihme per popullin svijne kurrë!”/JOQ

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz