BallinaBotëE ngacmonin në shkollë, vetëvritet 9 vjeçari

E ngacmonin në shkollë, vetëvritet 9 vjeçari

Të ngjajshme

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Një djalosh 9 vjeçar e ka varur vetën me një rrip pasi ngacmohej në mënyrë të vazhdueshme në shkollë.

Jackson Grubb, nga Virgjinia Perëndimore, SHBA u gjet i vdekur pasi nuk kishte mundur më t’i duronte ngacmimet, sipas familjes.

Trupi i tij u gjet nga motra e tij më e re e cila shkoi në dhomë për t’i dërguar ushqim, përcjell lajmi.net

Gjyshja e tij dhe kujdestarja ligjore, i kanë thënë gazetarëve se familja kishte vërejtur se diçka nuk ishte në rregull, por nuk e kishin njohur shkallën e problemit.

“Unë kam biseduar me të dhe jam munduar të kuptoj se çfarë po ndodh, ai nuk më ka treguar asgjë dhe ja çfarë ka ndodhur”, shprehet kujdestarja ligjore e tij.

Gjyshi i djaloshit të vdekur thotë se nipit të tij vdekjen i’a shkaktuan ngacmimet në shkollë dhe kjo është gjëja më e dhimbshme që i ka ndodhur në jetë.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në Amerikë, çdo ditë rreth 160,000 fëmijë nuk shkojnë në shkollë për shkak të frikës së keqtrajtimit./lajmi.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz