Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditE mposhti dy herë kancerin, portierja që çoi Gjermaninë në gjysmëfinale

E mposhti dy herë kancerin, portierja që çoi Gjermaninë në gjysmëfinale

Të ngjajshme

Skuadra e Feyenoordit i bën një prezantim të veçantë futbollistit portugez

Skuadra e Feyenoordit ka bërë një “goditje” gjatë afatit...

Politico: Si e përpunoi Gjermania Trumpin dhe i rreshtoi vendet europiane

Kancelari Merz po luan fijet, bashkon Trumpin me europianët...

Ledri e Poema, dyshe perfekte edhe në fitnes

Ikona e hip-hopit ka ndarë sërish një moment të...

Diana nis pushimet në Shqipëri, ja nga kush shoqërohet

Miqësia mes Diana Tahirit dhe Bay-T po vazhdon edhe...

Gjermania është në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në kategorinë e femrave.

Kjo pasi arritën që pas penalltive ta mposhtin Francën me rezultat 6:5, me ndeshjen e rregullt që përfundoi 1:1.

Ndër më meritoret padyshim që është edhe portierja Ann-Katrin Berger.

Ajo i priti dy penallti, derisa një e shënoi vetë.

34 vjeçarja që e kishte mposhtur dy herë kancerin, tregoi shpirtin e saj luftarak edhe brenda fushës së gjelbër, transmeton Klankosova.tv.

Gardianja e portës, jeton me moton “Gjithçka që kemi është tani”, dhe këtë e tregoi të shtunën, duke bërë një pritje të pabesueshme për të shmangur një autogol në pjesën e dytë dhe më pas duke çuar ekipin e saj në gjysmëfinale, ku do të përballet me Spanjën në Cyrih të mërkurën.

“Nuk isha e lumtur që shkuam deri te penalltitë sepse do të kisha dashur ta fitonim ndeshjen për 90 minuta dhe ta mbyllnim,” u tha Berger gazetarëve.

Ajo më pas pati edhe lëvdata për skuadrën e saj.

” Mendoj se merita i takon ekipit, jo mua, sepse ndoshta ajo (pritja ime) ishte momenti vendimtar te penalltitë, por ne, të gjithë këtu, duhet të flasim tani me trajnerin (Christian Wueck) për paraqitjen e ekipit, sepse ishte e jashtëzakonshme”, shtoi Berger.

- Advertisement -

Të Fundit