Efi reagon pas akuzave për kontakte me të burgosur: A u kënaqët, o njerëz të mjerë?

Efi Dhedhes, është përballur me akuza në rrjete sociale, ku një ndjekëse e ka komentuar publikisht duke e lidhur me një listë vajzash që pretendohet se kanë kontakte me të burgosur.
Komentuesja shkroi: “Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve.”
Pas kësaj, Efi ka reaguar ashpër në një video në rrjete sociale, ku mohon kategorikisht akuzat dhe kërkon ndaljen e shpifjeve.
“Dëgjoni tani se ju lashë, sa ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia, tani them që të ndaloni, duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje, për këto pseudo portale që duan të bëjnë klikime…”, ka thënë ajo.

Lexo edheBuxheti i BE-së 2028-2034: Kosova përfiton nga fondet e zgjerimit
Influencerja theksoi se nuk ka asnjë lidhje me lajmin dhe kërkoi që portalet dhe komentuesit të ndalojnë së përgojuari: “Nuk më duket aspak e drejtë, qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë, unë njeri jam, dhe nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik i jep të drejtën dikujt të flasë në këtë lloj mënyre…”
Në fund, Efi ironizoi edhe emrin që përflitet në lajmet sensacionale: “Inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh., nëse do të ishte shkruar diku emri im do të ishte E.Dh.”














