back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeE mbijetuara e Holokaustit vjen në Kosovë

E mbijetuara e Holokaustit vjen në Kosovë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova me 26-27 janar do të organizoj Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore te Holokaustit, ku këtë vit si mysafire speciale do të jetë Ester Levi, e lindur në Mitrovicë dhe e  mbijetuar e Holokaustit së bashku me vajzën e saj Yafa Asraf. Ky organizim do të jetë i pasur edhe me një program.

Agjenda për këtë organizim është  interpretimi i himnit shtetëror të Kosovës dhe Izraelit, fjalën hyrëse nga kryetari i kësaj Bashkësie, Ruzhdi Shkodra.

Poashtu, të pranishmëve do tu drejtohet me një fjalë rasti edhe e mbijetuara e Holokaustit Stela(Esther) Levi. Më pas do të shfaqet dokumentari i dedikuar të mbijetuarës së Holokaustit në Kosovë.

Ndryshe, Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova është një shoqatë që afirmon marrëdhëniet kulturore në mes të popullit të Kosovës dhe Izraelit.

Aktivitetet e shoqatës që nga themelimi, kanë ndikuar në njohjen sa më të mirë të të dy popujve tanë, të kaluarës si dhe vlerave që ndajmë si dy popuj, me një histori të gjatë dhe po ashtu me shumë vuajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz