back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSport“E konsideron sakrificë për Ramazanin”, çmenduria e Vojvodës: Vrapon në 2 të...

“E konsideron sakrificë për Ramazanin”, çmenduria e Vojvodës: Vrapon në 2 të mëngjesit për 40 minuta, rrallë kam njohur njerëz si ai

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Mimmo Caruso ka rrëfyer për “Tuttosport” sakrificën e veçantë që Mërgim Vojvoda është duke kryer në muajin e shenjtë të Ramazanit. Lojtari shqiptar është një besimtar i devotshëm i besimit musliman, prandaj ka vendosur të bëjë një sakrificë përgjatë këtij muaji. Caruso tregon se mbrojtësi i Kosovës vrapon për 40 minuta në orën 2 të mëngjesit në parkun e qytetit. Gjithashtu Caruso jep një vlerësim tejet të madh për anën njerëzore të Vojvodës, teksa shprehet se rrallë herë ka njohur njerëz aq unik dhe human si ai.

“Ai shkon me vrap natën në një park të qytetit. Këtë e ka bërë tashmë dy netë, duke dalë gjithmonë nga shtëpia në orën 2. Dhe fillon të vrapojë vetëm, për rreth dyzet minuta. Pastaj më merr në telefon. Më merr në telefon ndërsa vrapon, ndaj i bëj pak shoqëri dhe ai emocionohet edhe më shumë. Nga ana tjetër, ju e dini se çfarë djalë i mirë është Mergimi, apo jo? Unë kam njohur vërtet shumë lojtarë.
Me shumë prej tyre jam bërë shok dhe kur them shok, kam parasysh mik të vërtetë. Edhe familjet tona, gratë tona. Miq edhe pas transferimeve të tyre në qytete të tjera. Dhe miq gjithashtu pasi përfunduan karrierën e tyre si futbollist. Por djemë kaq … kaq … kaq të veçantë, kaq të veçantë nga ana njerëzore si Mergimi, më besoni, nuk kam gjetur shumë në gjithë këto vite, përveç përjashtimeve proverbiale. E cila vërtet mund të numërohet në gishta. Por Mergimi mbetet unik. Një djalë shumë i edukuar dhe një humanizëm i rrallë, me një ndjeshmëri dhe bujari të veçantë, në fakt”, është shprehur Mimmo Caruso./Sport Ekspres/

 

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz