Fermeri i “Ferma Vip 2” Ylli Dreshaj ka zgjedhur që ti përgjigjet ndjekësve të tij duke shuar çdo kureshtje në lidhje me marrëdhëniet që ka sot me fermerët e tjerë.
Me anë të disa pyetjeve në instagram, Ylli i është përgjigjur se raport të mirë po ruan me Ester dhe Big Basta.
Nga ana tjetër, ai u shpreh se nuk ka asnjë kontakt me Andrean.
“Kam harruar që personi ka qenë pjesë e “Ferma Vip” sepse sjelljet e tij nuk lanë asnjë gjurmë të vlefshme. I vetmi kontribut i tij ishte bullizmi”, u shpreh Ylli në lidhje me Andrean.
Ndërsa për Erand Sojlin, ai është shprehur se ka kontakte të mira pas daljes nga Ferma, ndonëse më herët ata kanë patur disa konflikte.
Po ashtu, Ylli ka shuar kureshtjen e publikut përsa i përket projekteve në vazhdim. Ai ka lënë të nënkuptuar që do kishte dëshirë të ishte moderator i një emisioni.
Ylli Dreshaj duket se po i shijon pushimet këto ditë të nxehta dhe njëkohësisht interesin e lartë të publikut për qëndrimin e tij në “Ferma Vip”.





